Digjen fushat me cannabis në Bulqizë
Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme anti-cannabis, të zhvilluara nga efektivë të Komisariatit të Policisë Bulqizë, për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, gjatë ditës së djeshme është zhvilluar një tjetër operacion për këtë qëllim.

Si rezultat i këtij operacioni, në territorin e fshatit Shpukth, Bulqizë, në vendin e quajtur “Ara e Bicës”, është evidentuar një parcel e kultivuar me bimë narkotike.

Nga kqyrja e bërë nga grupi hetimor rezultoi se në këtë parcelë ishin të kultivuara 1250 bimë të dyshuara narkotike "Cannabis Sattiva”.

Bimët u asgjësuan në vend me anë të djegies, ku disa prej tyre u morën në cilësinë e provës materiale.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autoreve. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme. /albeu.com/




Shtuar më 01/09/2016, ora 09:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori