Në orët e para të mëngjesit të sotëm dy
automjete tip "BMW" janë përfshirë nga flakët në
Fier. Ngjarja ka ndodhur në lagjen '29 Nëntori', ku janë djegur përkatësisht automjetet me
targa AA 595 JE dhe AA 543 DL.
Policia ka mbërritur në
vendgjarje për të zbardhur shkaqet që shkaktuan zjarrin e dy mjeteve dhe për identifikimin e pronarëve të tyre. /albeu.com/
Shtuar më 01/05/2015,
ora 08:35