Digjen dhjetë hektarë tokë në Lezhë, dyshohet se ishte e qëllimshme
Një zjarr i madh ka përfshirë mbasditen e sotme në një zonë kodrinore të Njësisë Administrative Ungrej, në Lezhë.

Sipas informacioneve paraprake, rreth 10 hektarë pyje llogaritet se janë djegur deri më tani.

Forcat e Inspektoriatit Pyjor punuan me mjete rrethanore për të ndaluar përhapjen e flakëve, ndersa zjarri vijon ende por fatmiresisht nuk ka rrezik per zonen e banuar.

Zjarri dyshohet se është vënë qëllimisht, ndaj policia është vënë në kërkim të autorëve.

Shtuar më 23/03/2019, ora 19:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori