Digjen bagëtitë e 61 vjeçarit në Pukë si pasojë e rrymës elektrike
Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 21:45, flakët e zjarrit që kanë përfshirë një stallë ka sjellë djegien e bagëtive. Dyshohet se zjarri ka qënë aksidental, shkaktuar nga rryma elektrike, ndërsa policia ende vijon hetimet në këtë drejtim.

Raportohet se flakët e zjarrit kanë përfshirë një stallë në fshatin Fierzë në Pukë dhe se stalla është në pronësi të 61-vjeçarit U.P., të cilit i janë djegur disa krerë lopë, dhi e derra. /albeu.com/

Shtuar më 09/04/2015, ora 09:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori