Didi: Papa i sigurtë në Shqipëri
Pëlqej
Lidhur me vizitën e Papa Franceskut në vendin tonë, Artan Didi i mëshon faktit se kjo nuk përbën asnjë rrezik. Mesazhi i tij është përçuar gjatë një takimi të mbajtur me ministrin Tahiri, referuar edhe përgatitjeve të fundit në këtë drejtim.

"Nuk kërcënohet asnjë rrezik në lidhje me vizitën e Papa Franceskut në Tiranë në 21 shtator". Kjo u pohua nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Artan Didi, pas një takimi të zhvilluar me ministrin e Brendshëm, Sajmir Tahiri, në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë.

“Nuk ka asnjë gjë të keqe që unë dhe ministri të takohemi. Janë disa gjëra urgjente, ne shkëmbejmë porosi dhe informacione, pasi edhe dy ditë kohë kemi për të përgatitur gjithçka në lidhje me vizitën e Papa Franceskut në Tiranë”, deklaroi Didi. /albeu.com/
Shtuar më 18/09/2014, ora 12:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori