Didi: Nuk tërhiqemi nga Lazarati, ta mbyllim operacionin pa viktima
Drejtori i Policisë së Shtetit Artan Didi u shpreh sot se policia nuk do të tërhiqet deri në asgjësimin e plotë të bimëve narkotike të mbjella në Lazarat. Në një prononcim për News 24 ai u shpreh se policia synon që të mbyllë operacionin me sukses dhe pa viktima.

“Është dita e tretë e operacionit të gjerë të forcave speciale. Operacioni ka dy muaj që ka filluar që në fazat e para me sensibilizimin opinionit. Erdhëm në fazën kur pas gjithë masave policore dhe në lidhje me komunitetin nuk u arrit ajo që pritej nuk u arrit objektivi për të penguar kultivimin lëndëve narkotike dhe policia u detyrua të përdorë forcën. Policia është në të drejtën e vet." tha ai.

Drejtori i Policisë theksoi se operacioni po kthehet nga një operacion kundër kultivimit të lëndëve narkotikeoperacion për goditjen e një grupi kriminal të strukturuar.

"Nga një operacion kundër kultivimin të lëndëve narkotike, po kthehet në operacion për të goditur një grup kriminal që e ka mbajtur në kthetra këtë vend për ta shfrytëzuar për elemente kriminale. Nuk kam informacione për lidhje politike por duket qartë që është një grup që dirigjohet dhe i mirëstrukturuar. Policia nuk ka ndërmend të tërhiqet jemi të vendosur të vendosin ligjin në çdo cep. 11 mijë bimë ka asgjësuar policia dhe vet banorët kanë asgjësuar një pjesë të madhove të bimëve që kanë mbjellë dhe fidanëve. Banorët janë me policinë e kuptojnë rëndësinë e këtij operacioni. Është grupi kriminal që do akoma ti mbajë ata mbas vetes dhe ti tërheqë mbas veten sepse duke pasur banorët ndihën më të fuqishëm. Ne jemi futur në një pjesë të Lazaratit. Nuk e menduam si gjet ë lehtë ndaj nuk u nxituam të ndërhynim më parë. Kemi nisur këtë operacion që mund të vazhdojë në varësi të situatës që paraqitet atje. Duam ta mbyllim këtë operacion pa viktima. Policia është e detyruar nga ligji të mos tërhiqet. Ne kemi dalë për zot kësaj pune dhe nuk kemi të drejtë të tërhiqemi.”- u shpreh Didi. /albeu.com/
Shtuar më 17/06/2014, ora 10:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori