Didi largon nga detyra 50 efektivë të forcave speciale të policisë
Vijon procesi i largimit të efektivëve të policisë nga detyra. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi ka urdhëruar largimin nga detyra rreth 50 efektivë me arsyetimin e shkurtimit të funksionit organik të punës, si rezultat i miratimit të strukturës së re dhe limitit të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit për pranime të oficerëve brenda radhëve të saj.

Oficerëve të Njësisë Speciale i’u bëhet me dije se Policia e Shtetit, për momentin nuk ka mundësi për t’i emëruar ata në një detyrë tjetër. /albeu.com/
Shtuar më 15/11/2013, ora 10:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori