Drejtori i Policisë së Shtetit, Artan
Didi u shpreh sot se ngjarjet e rënda janë më të vogla në numër se vitet e
kaluara duke iu përgjigjur akuzave të opozitës për rritje të kriminalitetit. Gjatë një vizite në portin e Durrësit,
Didi tha gjithashtu se numri i shtetasve që kanë hyrën në vendin tone është shtuar.
“Nga 1 qershor deri në 10
gusht kanë ardhur 3 milion shtetas dhe 1.8 milionë mjete”, ka thënë ai.
Didi ndërkohë ka premtuar se punonjësit e policisë do të paguhen për orët shtesë në punë. /albeu.com/
Shtuar më 12/08/2014,
ora 12:07