Dibër, babai plagos me çifte djalin
Arkiv
Babai plagos me çifte djalin pas konflikti të pronësisë mes dy vëllezërve.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Zallreç të Dibrës, ku sipas policisë, shtetasi Ymer Tanushi, ka qëlluar me armë zjarri çifte djalin e tij.

I plagosuri është shtetasi Florim Tanushi. Ai po përleshej fizikisht me vëllain e tij shtetasin Sali Tanushi kur babai i dy djemve ka ndërhyrë për ti ndarë.
Sipas të dhënave të fundit, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për shkaqe pronësie, mes djalit te plagosur dhe vëllait të tij në kohën e ndërhyrjes për ti ndarë nga babai.

Forcat e policisë kanë vënë në pranga autorin e ngjarjes ndërkohë që i plagosuri u dërgua në spital për ndihmë mjekësore.
Shtuar më 18/01/2011, ora 20:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori