Tottenham pëson humbjen e parë në Premier League, “copëtohet” nga Crystal Palace (VIDEO)

Tottenhami ka pësuar humbjen e parë në edicioni 2021/22 të Premier Ligës.

Crystal Palace ka arritur të fitojë me rezultat 3-0 ndaj Tottenhamit.

Vendasit që nga fillimi e nisën ndeshjen më mirë dhe patën më shumë tentime në portë.

Megjithatë përkundër rasteve pjesa e parë u mbyll 0-0.

Për Tottenhamin gjërat u vështirësuan kur Japhet Tanganga u ndëshkua me të kuq në min e 58’.

Wilfried Zaha në min e 75’ shënoi golin e epërsisë për Crystal Palace.

Pak minuta më vonë ishte Odsonne Edouard që realizoi për 2-0 në min e 84’.

Edouard shënoi sërish në min 90+3’ për të vulosur rezultat përfundimtarë 3-0.

Me këtë fitore tani Crystal Palace ka pesë pikë të grumbulluara, ndërsa Tottenhami ka nëntë pikë.


Shtuar 11.09.2021 16:17