Vazhdojnë protestat kundër VAR-it: Edhe tifozët e Man City me pankarta drejtuar FA

Teknologjia VAR duket se po i irriton shumë tifozët e futbollit në Angli.

VAR ka ditur të jetë vendimtar këtë sezon, por shpeshherë ka pasur edhe vendime kontroverse, kur në çështje milimetrash ka vendosur për anulime të golave.

Tifozët në Premier League besojnë se VAR-i po i humb futbollit pasionin dhe po vret lojën.

Gjatë javws së kaluar tifozët e Crystal Palace ishin ata që ngritën pankarta kundër VAR, kurse sot, pikërisht në ndeshjen kundër Crystal, janë tifozët e Man City ata që kanë përcjellë një mesazh.

“Prehu në paqe futboll. VAR është këtu. Respektoni tifozët” shkruhej në pankartat e tifozëve të Man City, përcjell lajmi.net.


Shtuar 18.01.2020 16:25