Dialog politik Maqedoni-BE, delegacioni njofton sot Unionin per arritjen e reformave te rekomanduara
Albeu.com
Delegacioni qeveritar i Maqedonise do te mbaje sot ne Bruksel konsultime me perfaqesues te Komisionit Evropian, te cilat me siguri do te jene te fundit para 9 nentorit, kur edhe pritet te shpallet vendimi lidhur me aplikimin e Maqedonise per anetaresimin ne Bashkimin Evropian. Fillimi i decentralizimit, korniza e mbullur ligjore nga Marreveshja e Ohrit, fillimi i reformave ne gjyqesior dhe versioni i punes per ndryshimet ne legjislaturen zgjedhore jane ceshtjet me te rendesishme me te cilat delegacioni i Maqedonise do t`i njoftoje perfaqesuesit e Komisionit Evropian. Delegacionin e Maqedonise e kryeson zevendeskryeministrja Radmilla Shekerinska, e cila dje ne Bruksel, para 100 perfaqesusve te KE-se, qendrave hulumtuese dhe ne prani te mediave, mbajti ligjerate ne temen "Maqedonia - mundesi ne vitin 2005". Shekerinska tha se Maqedonia, nga nje vendi jostabel eshte transformuar ne nje vend te gatshem per negociata per anetaresim per vetem kater vite, ndaj si e tille, eshte "nje perralle e suksesshme qe i nevojitet Bashkimit".

Maqedonia beson ne mendimin pozitiv dhe pret te fitoje status te vendit si kandidat per anetaresim ne Bashkimin Evropian ne dhjetor te ketij viti, ose, nga ana tjeter, ne mars te vitit te ardhshem. Republika e Maqedonise parashtroi aplikim per anetaresim ne BE ne mars te vitit 2004. Ne shkurt te ketij viti Komisionit Evropian i dorezoi pyetesorin per anetaresim ne BE me mbi tre mije pergjigje, ndersa muajin e kaluar eshte pergjigjur edhe ne pyetjet shtese. bw
Shtuar më 27/09/2005, ora 18:03
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori