Di Karlo kritika Maqedonise per mungesen e konsensusit politik
Albeu.com
Zyrtarja amerikane do te zhvilloje takime ne vendet e grupit te A3 te cilat aspirojne anetaresimin ne NATO, Shqiperi, Maqedoni e Kroaci Version multimedial i ketij lajmi.Ka mberrritur ne Maqedoni zevendesndihmes sekretarja amerikane e Shtetit Rozmari di Karlo ne kuader te nje turi ne vendet e europes juglindore. Zyrtarja amerikane do te zhvilloje takime me vendet e gripit te A3 te cilat aspirojne anetaresimin ne NATO-s. Nder to perfshihen Shqiperia, Maqedonia dhe Kroacia. Takimin e pare Di karlo e ben me kryeministrin maqedonas Nikolla Gruevski. Por vizita e saj ne rajon vleresohet ngushte edhe me kontestin e zhvillimeve ne Kosove.

Ndihmes zevendes-sekretarja e shtetit, Rozmari Di Karlo, e ka kritikuar sot klasen politike ne Maqedoni, per mungesen e konsensusit, faktor qe sipas saj ndikon negativisht dhe e zvogelon cilesine e kandidimit te Maqedonise per marrjen e fteses per anetaresim ne NATO. Ne takimin e sotem me presidentin e Maqedonise Branko Cervenkovski, Di Karlo tha se SHBA-ja e mbeshtet Republiken e Maqedonise ne anetaresimin e saj ne NATO, por vendi duhet te tregoje perparim lidhur me disa çeshtje te axhendes integruese. Ajo shprehu keqardhje qe edhe krahas perparimit te treguar, ne disa sfera te ekonomise, mungesa e konsensusit politik mes subjekteve relevante politike dhe bashkepunimi i pamjaftueshem mes institucioneve kyçe te sistemit, e zvogelojne cilesine e kandidimit te Maqedonise per marrjen e fteses per anetaresim ne NATO. Lidhur me statusin e Kosoves Di Karlo dhe Cervenkovski rane dakord se negociatat duhet te prodhojne zgjidhje, e cila do ta perforcoje stabilitetin e rajonit dhe perspektivat e tij evrotal. news 24
Shtuar më 10/10/2007, ora 16:37
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori