Dhuruan 1.15 miliard euro, Presidentja e KE ia bën të qartë Ramës: Do monitorohet çdo gjë!
Shqipëria ka arritur të mbledh më shumë se 1.15 miliardë € nga Konferenca e Donatorëve në Bruksel.

Presidentja e KE, Ursula von der Leyen, ka folur pas Konferencës së donatorëve, duke thënë se do dërgohen një grup ekspertësh në Shqipëri për të monitoruar procesin e rindërtimit.

Më tej von der Leyen tha se kjo është në kuadër të një marrëveshje me qeverinë Shqiptare për të zbatuar në mënyrë të duhur rindërtimin.

“Ne do të kemi një marrëveshje me qeverinë e Shqipërisë. Folëm për këtë gjë, për t’u siguruar që parimet bazë të rindërtimit të respektohen. Ne jemi të interesuar për progresin e vendit, dhe unë kam ofruar gjithë mbështetjen time që ta kalojmë këtë proces së bashku.

Ne kemi punuar shumë për të shtruar rrugën që këtë vit të arrijmë suksesin që dëshirojmë. Ne do të përcaktojmë parimet kyçe të transparencës.

Të dy duam që kjo shenjë e jashtëzakonshme me popullin shqiptar, të investohet në mënyrën e duhur, transparente, jemi të gatshëm të dërgojmë ekspertët tanë për ta zbatuar në mënyrën e duhur. Këtë marrëveshje do ta nënshkruajmë së bashku“, ishte kjo deklarata e Presidentes së KE.


Shtuar më 17/02/2020, ora 19:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori