Dhurojani Aleksandrin Greqise
Albeu.com
OJQ maqedonase Infocentar, mendon se Qeveria maqedonase duhet t’ia falë Aleksandrin e Madhe Greqisë, në shenj të vullnetit të saj të mirë për gjetjen e zgjidhjes së kontestit për emër.
“Qeveria e Republikës së Maqedonisë duhet ta zgjidhë kontestin për emrin me Republikën e Greqisë, të tregojë se shteti ka kapacitet për të gjetur kompromise dhe për të hequr dorë qartë nga antikizimi. Në shenjë të vullnetit të mirë, Athinës duhet t'ia dhurojë përmendoren e Aleksandrit të Maqedonisë”, thuhet në porosinë e drejtuar Qeverisë së Maqedonisë nga konferenca për shtyp për kontestin rreth emrit, që u mbajt të mërkurën nën organizimin e OJQ Infocentar dhe Qendrës Rinore për Arsimim Evropian.

Tema e konferencës është “Një bisedë për kontestin e emrit: ish-, paemër, ose...”, dhe ajo ka për qëllim mbështetjen e debatit publik për atë nëse Maqedonia do të mbetet një ish-, do të jetë një shtet pa emër, apo nëse, megjithatë, do të arrijë një zgjidhje kompromisi me Greqinë.

Biljana Velkova nga OJQ Infocentar, theksoi se ndonëse në shikim të parë duket se informacione për kontestin rreth emrit ka shumë, opinioni publik ende nuk ka një pamje të qartë të rrjedhës së vërtetë të negociatave dhe të pozicioneve reale të Maqedonisë në to, e as për atë nëse vërtetë ka ndonjë zgjidhje në horizont. (makfax)
Shtuar më 22/07/2010, ora 00:24
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori