Kryeministri Berisha dhe bashkëshortja zonja Liri
Berisha iu bashkuan sot nismës së Bashkisë së Tiranës dhe biznesit të kryeqytetit “Dhuro një
lule për jetën”.
Kryeministri Berisha, pasi bleu disa buqeta me
lule në stendat e vendosura në sheshin “Skënderbe”, shprehu kënaqësinë që bëhej pjesë e kësaj nisme qytetare dhe tepër humane, të ardhurat e përftuara prej së cilës do të shkojnë si kontribut për të sëmurët neoplazikë. Buqetat me
lule,
Kryeministri ia dhuroi punonjëseve të Bashkisë së Tiranës, si urim për 8 marsin dhe falënderim për organizimin e këtij aktiviteti me një qëllim shumë fisnik.
“Erdha këtu për të përgëzuar bashkinë dhe biznesin për këtë nismë shumë civile, shumë të njerëzishme, për të mbledhur fonde për të sëmurët me sëmundje neoplazike. Erdha gjithashtu për të shprehur nderimin e vlerësimi tim për punonjëset e shkëlqyera të bashkisë së Tiranës, të cilave m’u dha rasti t’i dhuroj nga një buqetë me
lule që shiten këtu, si dhe të përshëndes edhe një herë nënat, motrat, vajzat, gratë e Tiranë dhe vendit, në këtë ditë nderimi të madh për to dhe t’i ftoj të vazhdojmë sëbashku këtë betejë për ndryshimin e mëtejshëm të Shqipërisë, për ndërtimin e Shqipërisë së zhvilluar, Shqipërisë europiane, Shqipërisë së ëndrrave më të bukura tonat, të fëmijëve tanë, të fëmijëve të fëmijëve tanë. Gëzuar!” – u shpreh
Kryeministri Berisha, në një prononcim për mediat. /albeu.com/
Shtuar më 08/03/2013,
ora 18:14