Dhuratë nga Habilajt? Kush ia bleu syzet 5 mijë euroshe Saimir Tahirit?!

Pëlqej
Ditën e djeshme ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri mori pjesë në Këshillin e Mandatëve ku u diskutua me tone të larta rreth akuzave që rendojnë mbi të.

Pas mbledhjes, fati i Tahirit u depozitua në Kuvend për shkak se PS nuk pranoi ta dorëzojë ish-ministrin në Prokurori.

Ajo që ra në sy, ishin syzet që ish-ministri i Brendshëm Saimri Tahiri u paraqit në Komision.

Ato janë të firmës Maybach dhe kushtojnë më shumë se 5 mijë euro.

Ndaj këtij fakti ka reaguar dhe ish-kryeministri Sali Berisha i cili ka postuar në Facebook një denoncim të ardhur nga qytetari digjital, që i komunikonte markën e syzeve, llojin dhe vlerën.

Postimi në Facebook

Qytetari dixhital denoncon:

-Habilajt i blene Saje qorrit syze 5 mije euro! sb
“Pershendetje doktor.

Keto syze qe posedon Saje "Qorri" jane te firmes se njohur Maybach, lloji hedonist, e cila cilesohet si firma me e shtrenjte ne bote dhe ku syzet optike kapin shifra marramendese nga 5000$ e siper.

Lind pyetja: A mundet nje ish minister dhe nje deputet pa asnje te ardhur shtese pervec rroges te posedoje syze te tilla ? Prokuroria te hetoj se keto syze jane dhurate e Habilajve,anonim ju lutem” /albeu.com/

Shtuar më 22/10/2017, ora 09:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori