Nuk i shkojnë studentët, Rama i ulëret rektorëve dhe dekanëve
Dhunuesi i varreve në Boboshticë: Më pagoi "Omonia"
Pëlqej
Alqi Koroveshi, punëtori i vënë nën akuzë për dhunimin e varreve në Boboshticë, dëshmon se është paguar nga organizata progreke Omonia për të hedhur beton mbi varret shqiptare. I akuzuari i vetëm për skandalin e dhunimit të varreve shqiptare në Boboshticë, ka dëshmuar se për punën që ka kryer me hedhjen e betonit të shkallareve dhe ngritjen e bazamentit të përkujtimores së dy ushtarëve grekë, është paguar nga organizata Omonia.

Burime nga prokuroria e Korçës, e cila ka hapur hetimet në lidhje me këtë çështje, ka thënë se Omonia e kishte kontaktuar duke i thënë se do të kryente punime në zonë, duke rindërtuar varrezat dhe rrugën rurale të kësaj zone.
Gjatë dëshmisë së tij, i akuzuari ka refuzuar të thotë nëse ka parë eshtra të varreve shqiptare në zonën ku ka ndodhur ngjarja.

Prokuroria thotë se mund të hetojë organizatën Omonia për këtë skandal por ende nuk ka veprime konkrete në këtë ndrejtim ndërkohë që drejtuesit e kësaj organizate progreke kanë mohuar të kishin gisht në dhunimin e varreve shqiptare.

Skandali u denoncua nga banorët e zonës që njoftuan se varret e të parëve të tyre ishin përdhosur e mbuluar me beton gjatë punimeve të sponsporizuara nga Omonia. (albeu.com)
Shtuar më 04/11/2010, ora 12:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori