Pjesë e “kontratës” së Dumanit, ky është polici që iu gjet fotografia për t’u eleminuar: Kush ishte porositësi

Ka dalë emri dhe fotografia e policit që ishte bërë gati për t’u eleminuar nga Nuredin Dumani.

Sipas burimeve mësohet se është efektivi Krenar Guçe, i cili është marrë në mbrojtje nga policia.

Ka qenë Nuredin Dumani, i cili pas dëshmisë maratonë me orë dhe ditë të tëra, është ndalur te një listë me persona, emra dhe foto, që mbante në telefonin e tij dhe që prisnin që të ekzekutoheshin.

Sipas dëshmisë së Dumanit, ai duhej të eliminohej për llogari të Erion Alibejt, djalit nga Elbasani, i cili kishte marrë përsipër një hakmarrje të pafre kundër kujto që kishte marrë pjesë në ngjarjen e rëndë të Bradasheshit, ku ai humbi vëllanë, xhaxhanë dhe një mikun e tij, shtetas turk./albeu.com/