Dhunuan pronarin e banesës që do të grabisnin, arrestohet një, tjetri në kërkim
Policia e Vlorës ka identifikuar dy prej tre autorëve të dyshuar të një tentative për grabitje të ndodhur me 29 prill të këtij viti. Mësohet se në prangat e policisë ka rënë shtetasi Ervis Toron 28 vjeç, arrestimi i tij u bë në lagjen "Pavarësia", ndërsa është shpallur në kërkim shtetasin me iniciale J.T.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 29 prillit në lagjen “Isa Boletini", ku ki arrestuariToro në bashkëpunim me shtetasin J. T dhe një person tjetër të paidentifikuar ende, dyshohen se kanë shkuar të maskuar dhe të armatosur para hyrjes së derës të banesës së shtetasit K.Q 39 vjeç, në katin e 6-të të pallatit ku banon me qëllim për të grabitur, por pasi kanë hasur kundërshtimin e pronarit të kësaj banese e kanë goditur një herë në kokë me qytën e pistoletës dhe më pas janë larguar menjëherë.

Të tre peërsona akuzohen për veprën penale "Vjedhje me dhunë, kryer në bashkëpunim". Ndërkohë po punohet për arrestimin e shtetasit J.T të shpallur në kërkim si dhe për identifikimin e personit të tretë të përfshirë në ngjarje. /albeu.com/

Shtuar më 05/05/2016, ora 09:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori