Dhunuan nusen se u kërkoi ujë për të larë foshnjën, lirohen babë e bir
Gjykata ka liruar babë e bir nga Elbasani që dhunuan nusen që sapo kishte lindur, pasi kjo e fundit u kishte kërkuar ujë për të larë foshnjën 4-muajshe.

Vendimi është marë dje nga gjykata e Elbasanit, e cila pasi ka dëgjuar palët e përfshira në këtë konflikt të rëndë familjar, ka vendosur të caktojë masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për njërin nga tre personat e akuzuar për veprën penale të “Dhunës në familje”.

Ndërkohë për burrin e vajzës së dhunuar H.Ibrahimi, person i dënuar më parë, gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Detyrim paraqitje”.

Nusja E., Ibrahimi i kishte kërkuar ndihmë bashkëshortit të saj, për të marë ujë në mënyrë që të lante vajzën e saj 4-muajshe.

Por burri i saj nuk kishte lëvizur nga vendi dhe në vend të tij ishte detyruar vjehrri të shkojë dhe të marë ujin. Kjo situatë bëri që vjehrri të inatosej dhe të vinte me nerva në shtëpi për të dhunuar të renë.

Ai ia mori fëmijën nga dora dhe ja dha gruas së tij, për të dhunuar më pas nusen. E reja ka treguar ngjarjen hap pas hapi siç ndodhi, pasi policia mbërriti në shtëpinë e saj (lexo këtu).

/Shqiptarja/
Shtuar më 10/09/2019, ora 08:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori