Dhunuan bashkëshortet, arrestohen dy burra në Malësi të Madhe
Policia ka parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të dy rasteve të dhunës në familje në Malësi të Madhe. Bëhet e ditur se në pranga ka përfunduar shtetasi me inicialet B.K., 48 vjeç, pasi ushtronte dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Gjithashtu thuhet se gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri automatik, një armë gjahu çifte dhe 252 fishekë, të cilat i mbante me leje.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë, pas njoftimit të marrë për një tjetër rast të dhunës në familje, kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. P., 53 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Dhuna në familje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” në ngarkim të shtetasit B. K. dhe për veprën penale “Dhuna në familje” në ngarkim të shtetasit F. P.
Shtuar më 16/10/2020, ora 15:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori