Dhunuan bashkëshorten, arrestohen dy burra në Tiranë
Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona pasi kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshorteve të tyre.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit SH. N., 35 vjeç, pasi në lagjen nr. 4 Kavajë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, në prani të fëmijëve të tyre të mitur.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. K., 54 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale "Dhuna në familje".
Shtuar më 13/07/2020, ora 15:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori