Dhunuan 34-vjeçarin, nisin hetimet ndaj dy oficerëve në Korçë
Korçari Mariglen Muka pretendon se është dhunuar nga policët në komisariat e këtij qyteti.

Ai u shoqëruar si i dyshuar për vjedhje por sipas tij është dhunuar barbarisht gjat marrjes në pyetje.

Mariglen Muka u shoqërua dje si i dyshuar për disa vjedhje, ndërsa në fund përfundoi në spital pasi, sipas tij, ndaj tij është ushtruar dhunë fizike.

Sakaq sot, behet me dije se dy oficerë policie, Kosta Stojani dhe Julian Dervishaj, janë proceduar penalisht lidhur me dhunën e ushtruar ndaj 34 vjeçarit.

Ky i fundit, vetëm pak muaj më parë ka përfunduar vuajtjen e dënimit në burgun e Drenovës, pretendon se shkak është bërë refuzimi i tij për të pranuar se është autori disa vjedhjeve që kanë ndodhur ditët e fundit në fshatin ku ai jeton.

Pas denoncimit, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Policinë e Shtetit ka nisur hetimet për policin që dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj 34- vjeçarit, si dhe për inspektorin e zonës. /albeu.com/



Shtuar më 09/05/2018, ora 11:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori