“Janë bërë si grup gangsterësh”, nuk përmbahet Kokalari: Këlliçi ka futur njerëz për të më sulmuar, Berisha më la vetëm

Evi Kokalari vazhdon të “shfryjë” të Partisë Demokratike, teksa në emisonin “Me xhaxhiun” ka treguar për sulmet e saj ndaj PD.

Ajo shton se është sulmuar nga njerëz të Belind Këlliçit dhe Berisha ka qëndruar në indiferencë duke e lënë vetëm.

“Janë bërë si një grup gangsterësh, tani po marrin përsipër forumin rinor dhe kontrollin e PD. Gjatë muajit maj që kam qenë në Tiranë, vendosa që të mos i lija të kalonin problemet e zgjedhjeve, edhe me Bashën. Duke ditur që jam konservatore dhe një nga parimet, është mbrojtja e lirisë së individit, që vjen mbrojtja e votës, pronës. Kur i heq votën ti i heq lirinë. Unë luftën me Belindin e kam bërë vetëm. Ai ka futur individë që më kanë sulmuar në mënyrë vulgare, klani Berisha, Berisha, Shkelzeni dhe Cim Peka. Më la vetëm, kam marrë shumë sulme për kusur të Sali Berishës. Për 6 javë kamë qenë në shenjestër të CNA, dhe ky njëriu që nxjerr foton me Sali Berishën. I jam lutur Sali Berishës, që Belindi të më sulmojë vetë. Berisha e di që bëhen manipulime. Berisha e dinte dhe ishte indiferentë,” ka thënë Kokalari./albeu.com