Dhunonte gruan, pranga 49-vjeçarit në Librazhd
Policia e Elbasanit kanë vënë në pranga një 49-vjecar që ka dhunuar gruan dy vjet më të vogël. Arrestimi i tij është bërë në flagrancë nga specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Librazhd. në prandat e policisë mësohet se ka rënë shtetasi Gëzim Dosku, 49 vjeç, banues në Librazhd.

"Ky shtetas, u arrestua nga efektivat e policisë, gjatë ditës së djeshme, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases B.D, 47 vjeç, banuese në Librazhd".

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhuna në familje” parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal. /albeu.com/


Shtuar më 05/06/2016, ora 10:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori