Dhunonte gruan dhe ngacmonte seksualisht vajzën, shqiptari përfundon në burg
Policia italiane ka vënë në pranga një 51 vjeç me iniciale E. G. pasi akuzohet për dhunë fizike dhe ngacmim seksual ndaj vajzës së tij 12-vjeç.

Siç shkruajnë mediat italiane 51-vjeçari rrihte vazhdimisht gruan e tij 39-vjeçaren e cila e kishte denoncuar edhe në polici për keqtrajtim apo edhe dhunë seksuale (e detyronte shpeshherë të kryente marrëdhënie seksuale kundër vullnetit të saj).

Por më e rënda e gjithë historisë është fakti që burri ngacmonte seksualisht edhe vajzën e tij më të madhe që në moshën 12 vjeçare.

Sipas asaj që deklaron vajza e tij, tashmë 17 vjeç, babai sa herë që ajo ishte vetëm shfrytëzonte rastin për t’i prekur zonën intime.

Shqiptari pritet të përballet më 18 dhjetor me vendimin e gjykatës. /albeu.com/
Shtuar më 02/09/2018, ora 13:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori