Dhunon gruan në shtëpinë e vjehrrës pasi kërkonte divorcin
I përballur me refuzimin e gruas për tu pajtuar, një 30 vjeçar ka shkuar në banesën e vjehrrës dhe pasi ka shkatëruar dyer dhe dritare, ka ushtruar dhunë mbi gruan e tij.

Kjo e fundit, menjëherë i është drejtuar rajonit të policisë për të bërë denoncimin. Ngjarja, fatmirësisht pa pasoja për jetën ka ndodhur në mesnatë dhe 30 vjeçari tashmë është shpallur në kërkim.

Astrit Prenga me banim në Ishull, Lezhë, gjatë mesnatës së lënë pas ka hyrë me forcë në banesën e vjehrrës së tij në Ishull duke dëmtuar dritaret dhe dyert e banesës dhe ka dhunuar bashkëshorten e tij me iniciale S.Gj.

Prenga me të shoqen ishin në proces divorci, por ky i fundit nuk pranonte ndarjen prej saj. Ndodhur në këto kushte, ai kishte shkuar në banesën e vjehrrës për të tentuar të bashkohej me gruan.

Përballë refuzimit të saj, ai ka humbur kontrollin, ka dëmtuar banesën e vjehrrës dhe ka ngritur dorë mbi të shoqen. Në ngarkim të tij, materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Lezhës për veprat penale “Dhunim i banesës”, “Dhuna në familje” dhe “Shkatërrim i pronës”. /albeu.com/
Shtuar më 22/01/2015, ora 09:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori