Dhunon gruan dhe tenton t’i përdhunojë shoqen, arrestohet 30 vjeçari në Durrës
Policia e Durrësit bën me dije se ka arrestuar një të ri pasi ka tentuar të përdhunojë shoqën e bashkëshortes së tij, ndërkohe që ka dhunuar dhe gruan.

Policia bën me dije se i arrestuari është Nik Lila 30 vjeç, banues në Durrës.

“Më datë 09.02.2017 kanë bërë kallëzim shtetaset A.L. 23 vjeçe, banuese në Marikaj, Tiranë, bashkëshortja e shtetasit Nik Lila (në proçes divorci) dhe Xh. M. 22 vjeçe, banuese në Durrës,(shoqa e shtetases A.L.) pasi më datë 08.02.2017 janë kërcënuar dhe goditur nga shtetasi Nik Lila” njofton policia.

Nga hetimet ka rezultuar se dje i ndaluari dyshohet se ka marrë në mjet shtetasen Xh.M. shoqen e gruas, duke e kërcënuar dhe e ka çuar në Sektorin Rinia, Durrës, ku edhe ka tentuar të kryejë marëdhënie seksuale pa dëshirën e saj.

Sipas policisë Nik Lila është person me precedentë penalë të mëparshëm për dhunë në familje.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale”Dëmtime të tjera me dashje”, Dhunë në familje”, “Përndjekja”dhe “Heqja e paligjshme e lirisë ” parashikuar në nenet 90, 130/ a , 121/a dhe 110 të Kodit Penal./albeu.com/


Shtuar më 10/02/2017, ora 11:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori