Dhunon gruan dhe fëmijët për 23 vite, arrestohet 49-vjeçari në Paskuqan
Ditën e djeshme policia ka vënë në pranga një 49-vjeçar me banim në Paskuqan pasi ka rrahur dhe ka kërcënuar bashkëshorten e tij Rozeta Tabaku, 41 vjeçe.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se ai pasi ka rrahur gruan e tij i është versulur dhe dy fëmijëve të tij, vajzës 21-vjeçare Samantës dhe djalit 22-vjeçar Ilirit.

Policia i ka vënë prangat jo vetëm se ngjarja ishte e përsëritur, por se Shpëtim Sefa i kishte rezervuar gruas një “surprizë” për ditën e të dashuruarve: Pas dhunës, kishte ngritur padi ndaj saj sikur ajo kishte dashur ta sulmonte me thikë.

Kësisoj, mbrëmjën e Shën Valentinit, Shpëtimi përfundoi në qeli, kurse gruaja dhe fëmijët e tij morën urdhër të menjëhërshëm mbrojtje. /albeu.com/

Shtuar më 15/02/2017, ora 11:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori