Dhunoi prostitutën e mitur, por ja si e pëson shqiptari në Itali
Një 25-vjeçar shqiptar, i cili jetonte pa dokumenta në Itali është arrestuar nga policia e vendit fqinj, shkruan sostenitori.info.

Mediat italiane bëjnë të ditur se arrestimi i shqiptarit ka ardhur, pasi ky i fundit ka tërhequr zvarrë një prostitutë nga Nigeria, vetëm 17 vjeçare. Ai e ka çuar në një zonë të pyllëzuar në fund të rrugës “Via Dei FONTANILI” në Rho dhe e ka përdhunuar.

Shqiptari pasi e kishte dhunuar prostitutën, kishte tentuar të largohej, pa e paguar atë. Megjithatë arratia e tij nuk zgjati shumë. Karabinierët mundën të binin në gjurmët e tij, i cili nuk kishte një banesë fikse, por qarkullonte në një provincë të Milanos.

Sipas raportimit të policisië, shqiptari kishte rënë dakord për të marrë shërbimet nga prostituta nigeriane për pak para, por në fund ai nuk pranoi t’i paguante asnjë qindarkë.

Pas trajtimit në spital për plagët e marra, prostituta vendosi që të denoncojë shqiptarin, i cili tashmë ndodhet në një burg në San Vittore në Milano. /albeu.com/

Shtuar më 07/07/2017, ora 19:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori