Dhunoi nënën dhe kërcënoi për vdekje të vëllain, arrestohet 41 vjeçari në Librazhd
Policia e Librazhdit ka vënë në pranga një 41 vjeçar i cili në gjendje të dehur dhunoi nënën dhe kërcënoi me thikë të vllain.

V.M. akuzohet për veprat penale "Dhuna në familje" dhe " Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta"

Njoftimi i policisë
Librazhd

Policia e Librazhdit parandalon përshkallëzimin e një konflikti me pasoja të rënda në një familje.

Vihet në pranga 41 vjeçari.

Policia e Librazhdit pas marrjes së njoftimit se një shtetas në gjendje të dehur ushtronte dhunë fizike ndaj nënës dhe kërcënonte me thikë vëllain se do ta vriste , kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë duke bërë të mundur neutralizimin e personit si dhe sekuestrimin e armës së ftohtë thikë.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd, arrestuan në flagrancë shtetasin V.M., për veprat penale "Dhuna në familje" dhe " Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta".

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.
Shtuar më 18/08/2019, ora 10:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori