Dhunoi me mjete të forta nusen e vëllait, arrestohet 34-vjeçari
Një krim është parandaluar në Velipojë.

Policia bën me dije se ditën e djeshme u arrestua në flagrancë shtetasi Arben Ndoci, 34 vjec, banues në Velipojë.

Arrestimi i tij u bë pasi për motive të dobëta ka goditur me mjete të forta në kokë kunatën e tij (bashkëshorten e vëllait), shtetasen S. N. 31 vjeçe, banuese në Velipojë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Dhunë në familje” parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal. /albeu.com/



Shtuar më 03/09/2017, ora 12:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori