Dhunoi gruan, policia arreston 51-vjeçarin në Durrës
Policia ka vënë në pranga shtetasin Mëhill Qehaja 51-vjeç me banim në Kullë në Durrës.

Mësohet se 51-vjeçari është arrestuar pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës e arrestuan në flagrancë Qehajan, më datë 05.09.2017, në banesë.

Ai akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike duke e goditur me shkelma në trup bashkëshorten e tij, shtetasen L.U. 45 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Dhunë në familje” parashikuar në nenin 130/a të Kodit Penal. /albeu.com/

Shtuar më 06/09/2017, ora 10:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori