Dhunoi gruan në sy të dy fëmijëve, pranga ish-bashkëshortit
Pas rrahjes në publik të gruas në Vlorë, policia ka vënë në pranga ish-bashkëshortin e dhunshëm. Blutë e Vlorës kanë informuar se burri i dhunshëm që shkelmoi gruan e re ishte ish-bashkëshorti i saj dhe babai i atyre dy fëmijëve, Ilirjan Pajo, 44 vjeç.

Policia e Vlorës njoftoi se gjatë hetimeve paraprake, ka identifikuar autorin si dhe ka bërë shoqërimin dhe arrestimin e tij në mënyrë të menjëhershme për dhunë fizike ndaj ish-bashkëshortes së tij.

Ai quhet Ilirjan Pajo, 44 vjeç, banues në lagjen “11 Janari” Vlorë.
Shërbimet e Policisë së Vlorës kanë bërë arrestimin e menjëhershëm të tij pasi ai, rreth orës 10:00, në tregun e madh në lagjen “28 Nëntori” pranë “Alfa Bank”, për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë fizike kundrejt ish-bashkëshortes së tij, shtetases me iniciale M.C., 38 vjeç, banuese në lagjen “24 Maji” Vlorë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë në dalje të qytetit të Vlorës, në vendin e quajtur “Pus-mezini”, duke tentuar t’u largohej shërbimeve të policisë. /albeu.com/


Shtuar më 07/06/2016, ora 15:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori