Dhunoi gruan në mes të Vlorës: Ishte momentale
"Arrest në burg" ka qenë masa e sigurisë dhënë për 44-vjeçarin Ilirjan Pajo, i cili dhunoi ditë më parë në rrugë ish bashkëshorten.

Gjatë seancës dhe marrjes në pyetje, 44-vjeçari e ka cilësuar ngjarjen momentale, ndërsa ka pranuar se ishte takuar me ish gruan e tij Marsela Caushaj disa herë, madje edhe duke konsumuar kafe.

44-vjeçari ka pranuar se detyrimi financiar kundrejt fëmijëve të tij në shumën 15 mijë lekë të reja, nuk është dhënë asnjëherë, por thjesht shuma të cilat ai vete i ka dhënë fëmijëve herë pas here.

Ilirjan Pajo është shoqëruar nën masa të rrepta sigurie në Gjykatë. /albeu.com/

Shtuar më 09/06/2016, ora 12:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori