Dhunoi fëmijët e birësuar, zbardhet dëshmia e amerikanës së arrestuar
Më 31 maj një amerikane në Shqipëri denoncoi në polici humbjen e dy fëmijëve të saj.

Pas gjetjes së fëmijëve ato deklaruar se janë të birësuar por nëna birësuese sipas tyre I dhunonte fizikisht dhe psikologjikisht.

Kështu kënë deklaruar Tadgh Magnus Bailey-Kay dhe Tavish Taog Bailey-Kay 2 adoleshentët amerikanë të cilët u larguan nga banesa e tyre.

Policia ka arrestuar 47 vjeçaren Andrea Grace Bailey-Kay me akuzën e keqtrajtimit të të miturve, shkruan BW.

Fëmijët janë strehuar në një shoqatë për mbrojtjen e fëmijëve në kryeqytet, derisa gjykata të marrë një vendim në lidhje me nënën e tyre.

Adoleshentët u gjetën pas 6 ditësh pranë xhamisë në Selitë dhe menjëherë u shoqëruan në komisariatin nr. 1 ku u moren në pyetje në praninë e psikologeve dhe kanë treguar mbi arsyet e largimit.

Para uniformave blu adoleshentët kanë treguar se jetojnë me nënën e tyre 47-vjeçare Andrea Grace bailey-kay së bashku më 5 fëmijë të tjerë. Sipas tyre në familje jetojnë 3 fëmijët biologjikë të 47- vjeçares dhe 4 të birësuar.

Ajo sillet shumë mirë me fëmijët e tjerë përveçse me ta, të cilët i paragjykon për shkak të ngjyrës së lëkurës dhe prejardhjes nga Neë Mexico.

E thirrur në polici, 47 vjeçarja i ka mohuar këto akuza duke pretenduar se fëmijët i ka rrahur vetëm një here, kur i ka kapur duke vjedhur në shtëpi dhe i ka goditur për t’i disiplinuar.

Pavarsisht pretendimeve të nënës policia e ka arrestuar 47-vjeçaren me akuzën e keqtrajtimit të të miturve dhe fëmijët i ka strehuar në një shoqatë për mbrojtjen e fëmijëve në kryeqytet. /albeu.com/

Shtuar më 06/06/2017, ora 15:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori