Dhunoi dy shtetas për tokën, kapet i kërkuari në Qafë-Botë
Pëlqej
Një shtetas është ndaluar në pikën kufitare Qaf Botë, pasi ishte i shpallur prej kohësh në kërkim.

Policia bën me dije se ka vënë në pranga P. Babi., 46 vjeç, banues në Fitore, Sarandë.

"Shtetasi i lartpërmendur, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet policore në pikat kufitare, në sistemin Tims, ka rezultuar shtetas i shpallurkërkim sepse më datë 01.02.2018, në fshatin Vrion, Finiq në bashkëpunim me shtetasin T.Babi kanë goditur me sende të forta për motive pronësie shtetasit N.V. dhe L.V."

Policia Kufitare

Kap e ndalon një shtetasshpallurkërkim!

Në Pikën e Kalimit Kufitar Qaf Botë është kapur e ndaluar shtetasi:

P.Babi, 46 vjeç, banues në Fitore, Sarandë.

Shtetasi i lartpërmendur, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet policore në pikat kufitare, në sistemin Tims, ka rezultuar shtetas i shpallurkërkim sepse më datë 01.02.2018, në fshatin Vrion, Finiq në bashkëpunim me shtetasin T.Babi kanë goditur me sende të forta për motive pronësie shtetasit N.V. dhe L.V..

Materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë për veprime të mëtejshme. /albeu.com/

Shtuar më 14/02/2018, ora 11:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori