Dhunoi dhe përdhunoi 15-vjeçaren, arrestohet 25-vjeçari në Vlorë
Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë për "Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç" shtetasin Daniel B. Çulanaj, 25 vjeç, banues në Vlorë.

Arrestimi i tij është kryer pasi ky person ka ushtruar dhune ndaj shtetases A.S., 15 vjeç banuese në Vlorë, e më pas ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj.

Autori është larguar nga banesa e 15-vjeçares por shërbimet e policisë së Vlorës pasi bënë të mundur identifikimin e tij, ndërhynë menjëherë dhe bënë të mundur kapjen e këtij shtetasi.

Materialet për këtë çështje i kanë kaluar organit të Prokurorisë. /albeu.com/
Shtuar më 26/04/2015, ora 14:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori