Dhunoi dhe kanosi me thikë babain, arrestohet i riu në Elbasan
Policia e Elbasanit ka arrestuar një të ri pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.

Sipas policisë, në pranga ka rënë një 26-vjeçar">26-vjeçar me iniciale B .H, banues në Elbasan.

Ai ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike si dhe ka kanosur me thikë babin e tij.

Blutë e Elbasanit njoftojnë gjithashtu se janë arrestuar edhe dy persona të tjerë.

Një 33-vjeçar, banues në fshatin Valas, për vjedhje dhe një 26-vjeçar">26-vjeçar banues në fshatin Stravaj, Prrenjas, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.
Shtuar më 26/10/2020, ora 10:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori