Dhunoi bashkëshorten, pranga policit të burgut të Drenovës
Punonjësi i policisë së burgut të Drenovës, është arrestuar nga policia, pasi ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes së tij. I arrestuari është shtetasi Mirjan Korça, 41 vjeç nga Pogradeci.

Arrestimi i tij është bërë dje në banesën e tij, pas një konflikti për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases A.K, 39 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale: "Dhuna në familje" parashikuar nga neni 130/a/2 i Kodit Penal. /albeu.com/

Shtuar më 01/05/2016, ora 14:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori