Shërbimet e Policisë
Dibër, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative për vendodhjen e shtetasit të shpallur në
kërkim policor,
Dritan Selishta, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e tij.
Rreth orës 13:00, në fshatin Brezhdan, njësia Administrative Tomin, në afërsi të banesës së tij, shërbimet e policisë kanë bërë kapjen e shtetasit të shpallur në
kërkim policor
Dritan Selishta, 34 vjeç, banues në fshatin Brezhdan,
Dibër, person me preçedent të mëparshëm kriminal.
Ky shtetas ishte i shpallur në
kërkim policor si autor i dyshuar i ngjarjes së ndodhur me datë 08.09.2016, në fshatin Pilaf, njësia Administrative Tomin.
Ky shtetas dyshohet se ka goditur me grushte dhe sende të forta Administratorin e njësisë Administrative Tomin, shtetasin N.M, 58 vjeç.
Shërbimet e policisë kanë bërë shoqërimin në ambientet e policisë
Dibër të shtetasit
Dritan Selishta, ku në bashkëpunim me Prokurorinë do të kryejne veprimet e mëtejshme në lidhje me këtë ngjarje. /albeu.com/
Shtuar më 10/09/2016,
ora 14:11