Dhunohet në banesën e saj gjatë natës e moshuara
Një moshuar është dhunuar mbrëmjen e djeshme nga një person i paidentifikuar në Gjirokastër.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23.00 në fshatin Palokaster.

Gazetari Orgest Sako raporton për abcnews.al dhunuesi ka hyrë në banesë duke e rrahur të moshuarën P.Q, 75 vjeçe në shtratin ku flinte, ndërsa i ka shkaktuar fraktura në trup dhe në fytyrë.

Sipas rrëfimit të te moshuarës ajo ka konflikte me dy familje po nga i njëjti fshat të cilët i kanë vrarë bashkëshortin para 3 vitesh dhe ajo dyshimin e ka tek ata.

E moshuara po kurohet aktualisht në spitalin rajonal “Omer Nishani” në Gjirokastër.

Shtuar më 19/09/2020, ora 10:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori