Dhunohet me mjete të forta mjeku i familjes në Mat
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mat ku dy persona të maskuar kanë dhunuar mjekun e familjes.

Ngjarja ka ndodhur sot brenda ambienteve të qendrës shëndetësore në Mat.

Mësohet se mjeku i identifikuar me inicialet M.H është goditur me mjete të forta.

Dyshohet se dhuna ka ndodhur për shkak të detyrës. /albeu.com/


Shtuar më 11/04/2018, ora 13:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori