Safet Gjici: Edhe në Gjermani nuk janë bërë investime si në Kukës

Kreu i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici, në një prononcim për mediat ka folur për nismën e pastrimit të Shqipërisë dhe çfarë ka bërë konkretisht bashkia që ai drejton.

Gjatë komunikimit me gazetarët, Gjici tha se investimet që janë bërë në disa lagje të Kukësit, nuk janë bërë as në Gjermani.

“Që kur kemi marrë bashkinë i kemi dhënë prioritet pastrimit të qytetit. Ky investim që është bërë këtu, si është, sikur thonë edhe disa që vijnë nga Gjermania, edhe në Gjermani nuk e gjejnë këtë investim. Nuk dua të them që ne krahasohemi me Gjermaninë, se është krahasim shumë i madh” tha Gjici./albeu.com


Shtuar 7.12.2021 12:43