Dhunohet dhe kërcënohet me jetë përfaqësuesi i LSI-së në Berat
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Berat, ku Kryetari i LSI-së për njësinë administrative Gjoroven, Krenar Shehu, është kërcënuar me jetë nga disa persona.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Uznovë, ku Gazment Mahmutaj, Gramoz Toto dhe Ramazan Toto, të tre me precedentë penal kanë ndaluar me forcë Shehun.

Mësohet se personat në fjalë, ku njihen si mbështetës të PS-së, të shoqëruar me persona të armatosur, kanë ndaluar përfaqësuesin e LSI-së dhe i kanë shkatërruar mjetin.

Më pas, ata e kanë nxjerrë nga makina duke e dhunuar fizikisht, si dhe e kanë kërcënuar me armë duke i thënë se do ta vrasin atë dhe familjen e tij, nëse LSI-ja del forcë e parë në njësinë administrative Velabisht.

Ngjarja ka precipituar edhe me tej, kur Gazment Mahmutaj i ka kërkuar Shehut që të mos angazhohet më me fushatën e LSI-së, pasi do të përfundojë keq.

Me pas, Gramoz Toto, i ka vendosur pistoletën në kokë përfaqësuesit të LSI-së, duke i thënë se jeta e tij dhe familjarëve vlen vetëm 1 fishek.

Edhe pse në lidhje me këtë ngjarje, Shehu ka bërë denoncim në polici, blutë e Beratit ende nuk kanë dhënë detaje për këtë ngjarje, madje nuk ka pasur as veprime të mëtejshme për të arrestuar personat në fjalë. /albeu.com/
Shtuar më 16/06/2017, ora 21:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori