Dhunohet barbarisht brenda burgut 26 vjeçari që përdhunoi dhe mbyti Drita Saliajn
50 vjeçarja Drita Saliaj pati fatin tragjik, të përdhunohej, masakrohej e mbytej nga tre të rinjtë, një prej të cilëve ishte nipi i bashkëshortit të saj.

Dy 16-vjeçarët, Luis Saliaj dhe Sindi Shehaj, së bashku me 26-vjeçarin, Ervis Zotaj, torturuan, vranë dhe më pas hodhën në rezervuar 51-vjeçaren.

Gjykata vendosi masën e sigurisë "arrest me burg" për tre të rinjtë, të cilët dhanë dëshmi kontradiktore para trupës gjykuese.

Ervis Zotaj, mësohet se është dhunuar barbarisht në ambientet e burgut të Fierit nga një grup të dënuarish, shkruan JOQ.

Raportohet se i riu është rrahur nga rreth 20 persona, të cilët i kanë shkaktuar dëmtime të rënda fizike.

I njëjti burim bën me dije se 26-vjeçari është transportuar në spitalin e burgut, ku ndodhet në gjendje të rëndë.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme, rreth orës 10:00, ndërsa personat që e kanë dhunuar janë një grup djemsh të dënuar nga Vlora.

Shtuar më 15/01/2020, ora 13:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori