Dhuna në familje, dy raste të reja në qarkun e Fierit
Dhuna brenda familjes duket se është bërë një fakt shqetësues për vendin tonë. Në qarkun e Fierit janë shënuar dhe dy rate të tjera dhune.

Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm është arrestuar një 52-vjeçar nga Kurbini, i cili mësohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij dhe fëmijëve, duke i goditur me grushta në kokë, si dhe duke i kërcenuar me fjalë, se do tu vras të gjithëve. I arrestuari është Hekuran Muka 52 vjeç, banues në lagjen “Zef Hoti” në Kurbin.

Ndërkohë policia e Lezhës ka marrë në mbrojtje shtetasen V.K, banuese në Kuzhnen, Mirditë, për shkak të dhunës psikologjike të ushtruar ndaj saj nga bashkëshorti me iniciale P K.
Shtuar më 20/01/2015, ora 08:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori