Dhunë në familje, arrestojet lushnjari dhe dibrani
Dy persona kanë rënë në prangat e policisë për dhunë në familje.Në Lushnje u arrestua Erjon Haxhiu, 42 vjeç, i dënuar me 1 vit burg.

"Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, me vendimin e datës 13.06.2016, e ka denuar me 1 vit burg, për kryerjen e veprës penale 'Dhuna në familje”"parashikuar nga Neni 130/a i Kodit Penal"- sqaron policia.

Ndërkohë në Dibër u arrestua në flagrancë shtetasi Durim Kica, 41 vjeç.

Arrestimi i tij u bë pasi në qytetin e Peshkopisë ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike daj ish bashkëshortes së tij shtetases M.V, dhe vajzës së tij të mitur.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër për veprat penale “Dhunë në familje”, “Keqtrajtim i të miturve”, parashikuar nga nenet 130/a/4, dhe 124/b/1 të Kodit Penal. /albeu.com/


Shtuar më 29/06/2018, ora 09:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori