Dhunë e kërcënime me vdekje, prangoset shqiptari në Itali
Pëlqej
Një familje shqiptare në Romë ka përjetuar dhunë të vazhdueshme nga kryefamiljari 47-vjeçar, me origjinë shqiptare.

Mediat italiane raportojnë se alarmin e ka dhënë gruaja, po shqiptare, 30 vjecare.

E kërcënuar për vdekje dhe e dhunuar ajo ka lajmëruar policinë duke kërkuar ndihmë, pas një sherri të radhës në shtëpi, që mund të përfundonte keq.

Policia ka mbërritur me urgjencë dhe ka gjetur cifin në sherr të dhunshëm. Burri, edhe kur kishte përballë policët, ka vazhduar të kanoste me jetë gruan e tij.

Policia bëri me dije se burri ka qenë i denoncuar më parë nga vetë gruaja për shkak të dhunës, e cila konsumohej edhe në prani të tre fëmijëve të ciftit. /albeu.com/

Shtuar më 25/09/2018, ora 11:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori